Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë Alvin Berishën bashkë me babain e tij Afrimin, historia e të cilëve, vuajtja e djalit dhe odiseja e të atit preku zemrat e të gjithëve. Meta i cilëson dy miq të veçantë dhe shprehet i lumtur për takimin.
“I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin”, shkruan Meta.
Ndërsa fotot e publikuara tregojnë një Alvin 12-vjeçar totalisht të ndryshëm nga pamjet e para të tij në Siri.