Pasi Departamenti Amerikan i Shtetit renditi në listën e zezë dhe Ramzan Kadyrov e familjen e tij, udhëheqësi çeçen dërgoi një përgjigje.
“Pompeo, unë e pranoj luftën”, shkroi Kadyrov poshtë fotografisë në të cilën pozoi me një armë.
Departamenti i Shtetit sanksionoi Kadyrov sepse, sipas sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, ai përdori pandeminë e koronavirusit për shkelje serioze të të drejtave të njeriut në Çeçeni.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, tha se do të ishte e vështirë të zbatonte vendimin e SHBA-së.
Kjo, pasi dihet lidhja e ngushtë e Kadyrov me Vladimir Putin, të cilin dhe po e “kopjon” në pushtet.