Gati një në katër banorë në kryeqytetin e Indisë, Delhi, është infektuar me koronavirus. Keto të dhëna kanë dalë nga testet e antitrupave.
Sondazhi qeveritar tha se 23,48% e 21,387 personave, mostrat e gjakut të të cilëve u testuan kishin antitrupa Covid-19.
Infeksionet në qytet janë shumë më të përhapura nga sa tregon numri i rasteve të konfirmuara.
Delhi deri më tani ka regjistruar 123,747 raste, ekuivalente me më pak se 1% të popullsisë së saj prej 19.8 milion.
Një njoftim për shtyp i qeverisë thotë se ndryshimi tregon se “një numër i madh i personave të infektuar mbesin asimptomatikë”.
Ekspertët thonë se studimi, i pari i këtij lloji në Indi, është thelbësor sepse do të ndihmojë autoritetet të kuptojnë më mirë përhapjen e virusit.