Tashmë që në Itali është rihapur tregu i seksit me pagesë nëpër hotele luksoze, bare, restorante, nëpër shtëpi me qira dhe në rrugë është shtuar rreziku i infektimit me koronavirus.
Menjëherë pasi një prostitutë peruane rezultoi e infektuar në komunën e Modikës është ngritur alarmi nga kryebashkiaku i saj.
Me një kërkesë jo të zakonshme, kryebashkiaku Abate ju bëri thirrje klientëve të saj që menjëherë të bëjnë tamponin dhe t’u tregojnë bashkëshorteve se mund të jenë të rrezikuara.
“Bëni tamponin dhe menjëherë bëjuni të ditur familjarëve dhe sidomos bashkëshorteve sesa të rrezikuara janë nëse edhe ju rezultoni pozitiv. Dy ose tre klientë në ditë për 10 ditë janë 20-30 persona që mund të kenë kontaktuar virusin dhe të kenë infektuar të tjerët në shtëpi ose në bare. Dhe për këtë arsye apeli im ka për qëllim të ndërgjegjësojë ata që kanë pasur marrëdhënie me atë grua: shkoni dhe bëni testin. Sepse ekzistojnë dy alternativa tani. E para, është të rrëfeni që keni qenë klientë të saj. Ju rrezikoni të dashurat por edhe bashkëshortet me pasojat të padukshme. Thirrini ndërgjegjies qytetare. Mos lini gjithçka të kalojë në heshtje me rrezikun e përhapjes së infeksionit”.
Pasi rezultoi pozitive për Covid-19, prostituta peruane e infektuar u shtrua me simptoma në spitalin në Foligno.
Policia po heton lëvizjet dhe kontaktet e saj në 15 ditët e fundit rreth një shtëpie të vogël në qendrën historike të qytetit ku ka jetuar e prostituuar.
Në Itali numërohen 120.000 eskorta, 20.000 vajza në masazhe masive erotike dhe 50.000 prostituta në rrugë.