Përfshihet nga flakët një makinë në Vlorë.
Super makina Audi R8 me targa gjermane është djegur në parkimin e nje hoteli ne vlorë. Makina u përket pushuesve nga Maqedonia të cilët ndodhen në Vlorë.
Sipas policisë është djegur qëllumisht duke i hedhur lëndë djegëse. Pushuesit ndodhen prej katër ditësh në Vlorë. Janë nga Kërçova e Maqedonisë dhe jetojnë në Gjermani. Pronari i mjetit quhet B.Z. thotë se nuk e di cili është shkaku dhe pse i kanë djegur makinën.