Kryetari i PD-ës, Lulzim Basha, ka zhvilluar homazhe në kullat dhe në varrin e patriotit Isa Boletini në fshatin ku ai lindi, në Boletin të Mitrovicës, pas takimit që zhvilloi me kryetarin e kësaj komune, z. Agim Bahtiri.
Këto homazhe qenë të ngarkuara me një emocion të veçantë, arsyen e të cilit basha e tregoi më herët gjatë deklaratës që dha për mediat, kur iu drejtua Bahtirit në veçanti:
“Ju shpreh mirënjohjen për aktin tuaj largpamës e që kam pasur nderin ta mbështes si Kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2015, të rikthimit të Isa Boletinit në shtëpinë e tij në Boletin, si një akt që vërteton jo vetëm shpirtin patriotik dhe vullnetin tuaj si tribun, por edhe përkushtimin, kompromisin kombëtar që çoi në pavarësimin e Kosovës, pacenueshmërinë e territorit dhe respektimin e të drejtave të lirive të qytetarëve.”