VIDEO/ I riu shqiptar dhunohet barbarisht në mes të rrugës në Treviso

0

Policia italiane ka identifikuar njërin nga autorët e rrahjes brutale të një 21-vjeçari shqiptar në Treviso.

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së premtes kur shqiptari me iniciale K.E. u dhunua me sende të forta duke bërë që të përfundojë në reanimacion.

Në pranga është vënë një 23-vjeçar nga Senegali ndaj të cilit rëndon akuza e “tentativës së vrasjes”.

I riu shqiptar u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën me fraktura në në kokë dhe gjoks. Mbeten të paqarta cilat janë arsyet e ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmNjë libër për të kuptuar sjelljen e autokratit gjatë pandemisë
Artikulli i radhësFOTO/ “Mbreti” i Instagramit Dan Blizerian vjen në Durrës