Yuri Kim ia bën të qartë Ramës/ Marrëveshja e 5 qershorit nuk ndryshon

0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka takuar ditën e sotme për 2 orë Edi Ramën.

Në një mesazh të shpërndarë për mediat, thuhet se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit dhe për zhvillimet politike në vend.

Sipas njoftimit, pritshmëritë e SHBA-ve në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit janë të qarta dhe të mirënjohura.

‘Ambasadorja Yuri Kim u takua me kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh përfshi pritshmeritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik’, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Artikulli i mëparshëmArsyet përse nuk duhet të mbani një llastik flokësh në duar
Artikulli i radhësMbretëresha e muzikës pop/ Dua Lipa lë pas Beyonce, Lady Gaga, Madonnën