Alfred Cako: Vaksina mikroçip do bëhet me detyrim për të kontrolluar botën

0

Alfred Cako, aktivist i lëvizjes No Vax e cilësoi situatën e krijuar nga koronavirusi një “plandemi” që është bërë me qëllim për të ulur e popullsisë së botës. Sipas tij, në muajin Tetor dhe Nëntor vaksina që do të prodhohet për koronavirusin do të bëhet e detyrueshme nëpërmjet disa masave shtrënguese dhe nëse kjo nuk do të ketë sukses, përdorimi i saj do të bëhet dhe më dhunë.

Në muajin tetor nëntor do përpiqen të bëjnë vaksinës me shtrëngim, domethënë do të privojnë nga disa të drejta, përshembull nuk ke të drejtë të ngasësh makinën nëse nuk ke atë çertifikatën e vaksinës, nuk do të lënë të marrësh pensionin për të bërë vaksinën, nuk do të lënë të punosh të administratë shtetërore, të shkosh në shkolla publike apo private nuk do të japin numër sigurimesh edhe nga biznesi privat dhe nuk të lejojnë të punësohesh nëse punëmarrësi nuk paraqit çertifikatat e vaksinave.

Kjo vaksinë nëse nuk do të ketë sukses me këto masa shtrënguese, mund të përdoret edhe varianti kinez që të bëhet me dhunë dhe me polici. Po shkojmë drejt këtij skenari, që i shërben depopullimit dhe uljes së përgjithshme të popullsisë sipas disa studimeve që do t’i botoj shumë shpejt në fund të muajit që do të jetë libri i parë i lëvizjes No Vax, me referenca të studiuesve të pavarur që nuk varen nga OBSH, të cilët janë shprehur kundër vaksinave dhe kanë treguar me statistika rastet e vdekjeve para vaksinimit dhe pas shtimit të çdo vaksine, të shtimit të sëmundjeve të ndryshme.”, tha ai.

Më tej, ai shtroi se mbajtja e maskës me detyrim është një nga shenjat e para të kësaj “lufte” botërore, duke shtuar më tej se do të përdoren vaksina në formë mikroçipi për të kontrolluar të gjithë popullsinë në botë. Ai tha se në fund të gushtit situata do të jetë më e rëndë dhe do të ketë shtim të rasteve, ndërsa shtoi se vendi do të futet përsëri në karantinë.

Kur kam thënë unë që do vihet maska me detyrim, në fillim thonin ku e din ky, maska vaksina dhe çipi këto janë tre shenjat i kam thënë që në vitin 2013 në emisione të ndryshme nuk do të ketë luftra, por me mikrobe, kjo është axhenda 2021. Këta do thonë se virusi krijon mutacion dhe nuk kurohet ose kurimi është për një afat të shkurtër, dhe që të mbyllet ky problem ne do bëjmë një vaksinë në formë mikroçipi që e ka thënë dhe Bill Gates, dhe nëpërmjet saj do të kontrollojnë popullsinë e botës.“, tha ai.

Ai gjithashtu foli edhe për një video që Ministria e Shëndetësisë publikoi para disa ditësh, për të cilën tha se Prokuroria duhet të nisë hetimet për shkak se po përhapin tmerr dhe panik tek qytetarët.

“Ka qenë dhe një video tmerruese e Ministrisë së Shëndetësisë që hodhi para disa ditësh. Kjo duhet të ndiqet nga Prokuroria sepse po shkaktojnë panik dhe tmerr nëpërmjet mashtrimit. Marrin disa efekte muzikotre, tregojnë një njeri me serum sikur është një ngjarje të jashtëzakonshme dhe kur e shoqëron me efekte muzikore tmerruese, tmerron njerrëzit. Ajo duhet të ishte thirrur në Prokurori.“, tha ai.

Artikulli i mëparshëmStudimi në Suedi: Imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë gjashtë muaj pas infektimit
Artikulli i radhësJorida Tabaku i përgjigjet ambasadores amerikane: PD po veton kandidatët si asnjë parti në rajon