Pesë humbje radhazi në Mls, duke konsideruar edhe dy ndeshjet e marsit, para ndalimit të futbollit për shkak të emergjencës pandemike. Sigurisht David Beckham ëndërronte një tjetër lloj debutimi për Inter Miami, klubi amerikan ku anglezi është pronar, e natyrisht shpresonte në një lloj tjetër rekordi. Pikërisht, sepse ai i klubit të Spice Boy është nisja më e keqe e të gjitha kohërave në historinë e kampionatit amerikan.
Pavarësisht gjithckaje, ish-ylli i Real e United nuk e bën dramë e duket me besim për të ardhmen, aq sa e ka shprehur mendimin e tij në rrjetet sociale, duke cituar edhe të mëdhenjtë e futbollit: “Ndonjëherë rruga është e gjatë e duhet të marrësh një pauzë”, ka shkruar në Instagram ish-futbollisti. “Manchester United, Real Madrid, La Liga e titulli në Premier nuk janë ndërtuar në një ditë… Skuadra, lojtarë e klube kanë nevojë për kohë për tu rritur në prespektivë, por kur e bëjnë, të gjithë kohët e vështira duken larg. Është e rëndësishme të marrësh kohën e duhur për të reflektuar mbi atë që kemi arritur deri tani. Jam krenar për skuadrën time, për klubin tonë e tifozët fantastikë që kemi… Durimi është virtyt”.