Deputetët shfaqen lëmsh dhe të përçarë, Rama flet për konsensus

0

Kryeministri Edi Rama u shfaq përpara gazetarëve duke thënë se është arritur marrëveshja me të ashtuquajturën opozitën parlamentare për të kaluar marrëveshjen e 5 qershorit më 23 korrik dhe më pas më 30 korrik edhe ndryshimet kushtetuese.

Por ai u përball me gazetarët, të cilët më herët kishin parë se si deputetët e të ashtuquajturës opozitë parlamentare u shfaqën të përçarë dhe lëmsh.

Kjo lojë e Ramës nisi kur Myslim Murrizi deklaroi se nuk do të votojë marrëveshjen e 5 qershorit, të cilën e quajti jashtëinstitucionale.

Edhe Ralf Gjoni deklaroi se do të votojë vetëm për listat e hapura.

Kurse Edmond Stojku tha se nuk është çudi që të ketë deputetë që nuk e votojnë marrëveshjen.

Ndërsa Rudina Hajdari tha se është e kënaqur që ka mbajtur premtimin. Por ajo nuk komentoi pyetjen se çfarë mendojnë ndërkombëtarët për hapjen e listave.

Artikulli i mëparshëmFitoi 13 miliardë dollarë në 24 orë/ Jeff Bezos rrit pasurinë me 74 miliardë dollarë nga fillimi i 2020
Artikulli i radhësStudimi: Frikë nga një valë e dytë koronavirusi në dimër