FOTOLAJM/ Në ditën e arritjes historike, Merkel del për pazar

0
Image

Klientët dhe turistët mbetën të befasuar: pas katër ditësh negociata maratonë në Bruksel, kancelarja gjermane Angela Merkel u fotografua në Berlin të martën.

Ajo kishte dalë për blerje në supermarketin e saj të preferuar.

Pikërisht në ditën e një arritje historike në Bruksel… ajo thjesht shkon për të bërë blerje.

Vendet e BE ranë dakord për një paketë ndihme financiare që arrin në nivelin e 1.8 trilion euro në total.

Qëllimi është që të luftohet kriza e koronavirusit.

“Ngjarje të pazakonta si kjo, kërkojnë metoda të pazakonta,” tha Merkel.

Artikulli i mëparshëmShpërthimi brenda Metalurgjikut, policia sqaron ngjarjen: 3 punonjës të një subjekti privat gazi u plagosën
Artikulli i radhësPandemia/ Anulohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel