Ata u rritën duke shijuar mirëqenien e të qenit fëmijë të miliarderit Mohamed Fayed.
Por, duket se ky është një kujtim i largët për Camilla Fayed dhe vëllain e saj Omar.
Ata kanë përfunduar në faqet e para të gazetave, për një histori jo fort të këndshme.
Omar pretendon se e motra 35-vjeçare, nën ndikimin e të shoqit, kanë urdhëruar dy badigardë që ta kyçin në palestër dhe ta rrahin e kërcënojnë, ndërsa kishte shkuar për një vizitë në vilën e të atit.
32-vjeçari e ka paditur në gjykatë të motrën dhe kërkon 100 mijë dollarë dëmshpërblim.
Camilla nga ana tjetër i mohon këto pretendime dhe i quan qesharake.
Ajo që nuk kuptohet, është se çfarë do t’i çonte motër e vëlla deri në këtë pikë. Vallë pasuria e të atit?!