Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim paraditen e sotme ka ngjitur shkallët e Presidencës për të zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta.
Në fokus të takimit, referuar situatës politike, mendohet se është nisma e opozitës parlamentare e mbështetur nga shumica socialiste për hapjen e listave.
Takimi i Kim me Presidentin, vjen një ditë pas bisedës me Edi Ramën në Kryeministri po për të njëjtën cështje, listat dhe koalicionet.
Ilir Meta ka qenë shumë kritik duke e kundërshtuar nismën, madje ka paralajmëruar se nëse miratohen ndryshimet Kushtetuese nuk do të njohë kryeministrin që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme të 2021.