Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë bërë rrokadë në rang drejtorash ndërmjet Kukësit dhe Lezhës.
Zef Laska i cili drejtonte policinë e Kukësit është emëruar Drejtor i Policisë Vendore në Lezhë, duke u shkëmbyer me Henrigert Mitrin.
Mbeten të paqarta arsyet e këtyre lëvizjeve të cilat mbajnë firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Henrigert Mitri e ka mbajtur postin e dretuesit të Policisë Vendore në Lezhë për 10 muaj.
Ndërkohë pak ditë më parë u pezullua nga detyra dhe shefi i komisariatit të Policisë Lezhë Nik Nikolli, ndërsa arsyet mbeten të paqarta.