Përshkallëzohen sërish tensionet mes SHBA dhe Kinës. BBC raporton se SHBA ka urdhëruar Kinën të mbyllë konsullatën e saj në Houston të Teksasit.
Kjo lëvizje është cilësuar si një provokim politik nga Pekini.
Departamenti i Shtetit tha se vendimi është marrë për të mbrojtur pronën intelektuale amerikane.
Por një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se veprimi është i pajustifikuar.
Ky vendim i SHBA vjen pasi persona të paidentifikuar u filmuan duke djegur letra në koshat e oborrit të konsullatës.
Tensionet mes dy vendeve janë të larta prej kohësh. Administrata e Donald Trump është përplasur me Kinën për pandeminë e koronavirusit dhe tregtinë. Përplasje ka pasur edhe për ndërhyrjet e Kinës në Hong Kong.
Sipas BBC, përplasjet mes vendeve mund të futen në një spirale.
Por çfarë ndodhi në konsullatë?
Të martën u raportua për lëvizje të dyshimta në konsullatë pasi disa kosha morën flakë.
Pamjet tregojnë njerëz që hedhin letra në kosha. Më vonë ata u filmuan duke hedhur ujë në kosha.
Shërbimet e emergjencës u thirrën, por nuk u lejuan të futen në konsullatë.