Shpërthim në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit dhe kanë mbetur 7 punonjës të plagosur.
Burimet thanë se 3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë ndërsa 4 të plagosurit e tjerë me dëmtime të lehta, janë jashtë rrezikut. Në vend kanë shkuar ambulanca dhe policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se shpërthimi ka ardhur aksidentalisht.