Studimi: Frikë nga një valë e dytë koronavirusi në dimër

0

Frika nga një valë e dytë e koronavirusit në dimër u shtua sot pasi shkencëtarët paralajmëruan se virusi zbutet gjatë dimrit.

Sipas Daily Mail, shkencëtarët thonë se sëmundja është më e butë gjatë muajve të nxehtë.

Shkencëtarët nga mbarë botë kanë gjurmuar pandeminë dhe kanë zbuluar se një rritje me 1 gradë e temperaturave e ul me 15 përqind numrin e vdekjeve nga koroanvirusi.

Profesor Tim Spector nga King’s College London tha se vera ofron një mundësi për ta nxjerrë virusin jashtë Europës.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e kthimit të koronavirusit në dimër, për shkak se viruse të tilla si ftohja apo gripi- janë shumë më të ashpër gjatë dimrit.

Artikulli i mëparshëmDeputetët shfaqen lëmsh dhe të përçarë, Rama flet për konsensus
Artikulli i radhësZaev shuan shpresat e Ahmetit: Mandatimi për qeverinë i takon partisë fituese