Akti normativ për maskën, Manastirliu kritikon deputetët: Disa nga ju nuk e kanë vendosur, s’jeni shembull. Shumë shpejt ezaurohen kapacitetet e COVID- 1 dhe 2

0
Rewrr

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kritikuar live në Kuvend disa deputetë për mospërdorimin e maskës brenda seancës teksa në rend dite në seancë është pikërisht akti normative për mbajtjen me detyrim të maskës në ambiente të mbyllura ose kundrjet gjobë 20 mijë lekë.

Manastirliu tha se as vetë deputetët nuk po bëhen shembull për qytetarët teksa përdorimi dhe mbajtja e maskës është një rekomandim i ekspertëve për të pasur sa më pak të infektuar, shtrime në spital e viktima.

Ajo gjithashtu dha alarmin se së shpejti do të ezaurohen kapacitetet e COVID-1 dhe 2 dhe duhet të happen spitale COVID-3 dhe 4.

”Ka shtuar ngarkesën në sistemin shëndetësor. Kërkoj mbështetjen tuaj për të miratuar këtë akt. Shoh nga ju që maskën nuk po e mbani. Nëse ju nuk e mbani dhe refuzoni të mbani barrierën mbrojtëse që mbron kolegët e familjarët, sigurisht s’mund të jeni shembulli më i mirë për t’u marrë për masat që të gjithë duhet të respektojmë. Kjo është një masë e vendosur nga ekspertët për uljen e riskut nga infeksioni. Në dy spitalet e dedikuara kemi me dhjetëra të dyshuar e të shtruar.

Shumë shpejt do të ezaurojmë kapacitetet e dy spitaleve COVID, dhe më pas do të hapim 3 dhe 4. Ne do bëjmë detyrën tonë. Por a është më e mira kjo. Të hapim spitale pa fund, apo është më e mira të marrim përgjegjësinë individuale dhe të vendosim maskën. Vendosja e saj sjell më pak persona të infektuar, më pak shtrime, dhe më pak viktima. Kërkon mobilizim, dhe s’duhet të bëjmë për veten tonë por për familjarët tonë dhe për ata që po punojnë 24/7 për të shpëtuar jetë. Sa më herët të respektojmë këtë masë dhe të fillojmë me normalitetin e ri, s’ka më normalitet të vjetër. Edhe kur vaksina të dalë bota do ketë ndryshuar dhe s’do jemi më të njëjtët. Të gjithë bashkë të japim shembull.”- tha Manastirliu.

Artikulli i mëparshëmBashkë me Piolin qëndron edhe Ibra? Milani “sulmon” Interin për Sandro Tonali
Artikulli i radhësDenoncimi i PD: Projekti 2 mln euro i Gonxhes dhe AKSHI-t me E-Transportet, është vjedhje. Fituesi i paraacaktuar