Ballo me maska

0

Sot ne mbrëmje sapo u nënshkrua, ne mjediset e Kuvendit, nen ‘masa te rrepta sigurie’ ndaj COVID-19, përfshire maskat vetjake, marrëveshja mes ‘Rilindjes Qeveritare e Parlamentare’ (RQP) me ‘Opozitën Parlamentare’ (OP) për te ashtuquajturën ‘reforme zgjedhore’.

Marrëveshja përmban 3 pika.

Ne te paren ‘OP’ angazhohet te japë votën e saj ne seancën e 23 korrikut për miratimin e ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor, te miratuara njeanshmerisht ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve nga përfaqësuesit e RQP, ne vijim te angazhimit te saj ne marrëveshjen e 5 qershorit me ‘Opozitën Jashtë-Parlamentare’ (OJP), draft qe është dakordesuar paraprakisht ne Këshillin Politik.

Ky draft përmban: çështjen e identifikimit biometrik te zgjedhësve me shenjen e gishtit; riorganizimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne tre trupa te ekuilibruar ekzekutiv, normative dhe ankimor; disa rregullime te tjera procedurale; si dhe vijon te mbështetet ne konceptin ne fuqi, sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, te listave te mbyllura dhe koalicioneve partiake, ku partitë e koalicionit ruajnë emrat e përveçëm, votohen me vete dhe kane lista kandidatesh me vete ne çdo zone zgjedhore.

Vota e RQP ne Kuvend për piken e pare është e nënkuptuar si angazhim i saj ndaj OJP, ndonëse RQP nuk ka qene e ngrohte me pikat e marrëveshjes se 5 qershorit: as për identifikimin biometrik, as për ndryshimet ne KQZ, as për mbajtën e komisioneve bipartizane te qendrave dhe zonave zgjedhore.

Ne piken e dyte, te gjitha grupet parlamentare aktuale RQP&OP angazhohen se do votojne ne seancen e 30 korrikut ne Kuvend ndryshimet e Kushtetutes, te miratuara paraprakisht me unanimitet dhe solemnitet konsensual, nga perfaqesuesit e te njejtave grupe ne Kuvend, ne te njejtin komision parlamentar, permes te cilave ndryshime iu celet rruga hapjes gjysmake te listave e, me kete pretekst, heqjen e koalicioneve partiake.

Per rrjedhoje, partite ose do te garojne secila me vete ose, nese do te duan te garojne me fuqi te bashkuara, do te duhet te heqin dore nga emrat e pervecem te partive ne dokumentacionin  zgjedhor dhe te kene vetem nje liste kandidatesh te perbashket per cdo zone zgjedhore, pra duhet te krijojne nje subjekt elektoral me vete. Per rrjedhoje, marrdheniet e ardheshme me Kuvendin dhe Shtetin do t’i kene permes ketij subjekti, jo te drejtperdrejta.

Ndersa nje muaj e ca me pare eksponentet e RQP shpreheshin kundra hapjes se listave dhe as qe e vinin ne diskutim koalicionin partiak te sotem, ata kaluan ne fazen e ndermjetme ku hiqeshin se, per te plotesuar kerkesat e OJP te 5 qershorit ishin te detyruar te plotesonin, nga zori, edhe kerkesat e OP per rritjen e pragut, per hapjen listave, per heqjen e koalicioneve, per te kaluar tashme ne fazen aktuale kur vete Kryerilindesi eshte bere dashnori me i zjarrte i hapjes se listave dhe perbuzesi me i athet i koalicioneve partiake sipas Kushtetutes aktuale.

Ne piken e trete grupet parlamentare te RQP&OP angazhohen se do te vijojne diskutimin me OJP qe te mundesohet nje dakordesi sa me e gjere qe ndryshimet ne Kushtetute sipas pikes 2 te marrveshjes te reflektohen ne ndryshime te mepastajme te Kodit Zgjedhor.

Me sa me siper, cdokush e kupton qartesisht se c’ka eshte vendosur materialisht e do vendoset me 30 korrik sipas pikes 2 te marrveshjes RQP&OP bie ne kundershtim me c’ka eshte vendosur materialisht e do vendoset me 23 korrik sipas pikes 1 te kesaj marrveshjeje.

Materialisht, i njejti komision parlamentar ka vendour ne kontradiksion. Materialisht, tryeza e sotme RQP&OP e maskave vendosi ne kontradiksion. Materialisht, seanca plenare e Kuvendit RQP&OP do te vendose me 23 korrik e do te rrezoje vetveten me 30 korrik.

Kontradiksioni mund te shmanget, perkohesisht, permes diferences ne kohe te dy ndryshimeve. Ndryshimet e Kodit Zgjedhor do hyjne ne fuqi menjehere e do filloje puna per zbatimin e tyre. Ndryshimet e Kushtetutes do mund te behen te zbatueshme permes ndryshimeve te mepastajme ne Kodin Zgjedhor.

Keto ndryshime te tjera, nga shtatori e tutje, mund te behen  me zbatim ne zgjedhjet e ardheshme ose me zbatim ne zgjedhjet pasardhese  apo edhe mund te mos behen fare deri ne zgjedhjet e ardheshme e ti lihet keshtu parlamentit te ardhshem zbatimi i ndryshimeve Kushtetuese te bera nga parlamenti i percudnuar i sotem, perfshire rindryshimin  terezites te Kushtetutes.

Mundet edhe qe RQP pas 23 korrikut t’i thote OP ‘te dh…sha kalin’ – asgje nuk perjashtohet ne kete maskarade – por, duke pare metamorfozen e Kryerilindesit lidhur me hapjen e listave dhe koalicionet, shume me shume gjasa ka qe ai te ruaje rastin e te miratoje me OP, e pa konsensusin e OJP, ndryshimet e tjera te Kodit Zgjedhor sipas ndryshimeve te Kushtetutes me 30 korrik, e te mbaje keshtu lart flamurin populist te besimit te tij te palekundur tek populli per te zgjedhur drejtperdrejt deputetet kundra partitokracise.

Ballo me paska do vazhdoje gjate.

Ndaj Opozites Reale i duhet pergatitje per zgjedhje, qofshin keto edhe me rregulla te shkruara me doren e tij nga vete Kryerilindesi.

Me sa duket, ky skenar imagjinar nuk do te jete kaq imagjinar.

Artikulli i mëparshëmKush është ‘spiuni’ iranian me pasaportë italiane i shpallur ‘non grata’
Artikulli i radhësAkuzë për ‘falsifikim’/ SPAK mbyll hetimin për gjyqtarin Luan Daci