Detajet/ Si e shmangu Angela Merkel lùftën Turqi-Greqi, telefonata me Erdoganin që ndryshoi gjithçka

0

Gazeta gjermane “Bild” shkroi një artikull ekskluziv të sajin ditën e mërkurë, ku mes rreshtave pretendonte se kancelarja Angela Merkel kishte ndalur shpërthimin e lùftës së ármatosur mes Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor.

“Bild” u referohet zhvillimeve që ndodhen në fillim të kësaj jave, ku Turqia nisi 18 anije lùftarake në mbështetje të një anijeje kërkim-nxjerrjeje hidrokarburesh në ujërat e Mesdheut, që pretendohen edhe nga Greqia.

Athina iu kundërpërgjigj me vendosjen në alárm të të gjithë flotës së saj detare dhe të ushtrisë, duke nisur anije për lundrim në të njëjtin drejtim me anijet e Ankarasë.

Bëhet fjalë për një zonë pranë ishullit Kastelorizo, njohur si Ishulli Mejisti nga turqit, e që ndodhet vetëm 2 kilometra larg nga brigjet e Turqisë. Në jug të këtij ishulli besohet se nëntoka është e pasur me naftë dhe gaz, që pretendohet nga të dyja vendet.

Duke cituar burime nga Ministria greke e Mbrojtjes, Bild thotë se menjëherë pas këtyre zhvillimeve, Angela Merkel ka zhvilluar biseda telefonike të gjata me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis dhe presidentin turk, Recep Taip Erdogan.

Gazeta gjermane i krahason nivelet e tensionit me krizën e raketave në Kubë, ku bota për pak shkoi në një lùftë bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në atë kohë ish-Bashkimit Sovjetik.

Artikulli i mëparshëmEl Chapo drejt lirisë pas arrestit të bujshëm? Lordi i drogës bën gati…
Artikulli i radhësPse shkenca e konsideron Lady Dianën princeshën më të bukur të të gjitha kohërave?