James Rodriguez gjatë merkatos së verës pritet të largohet nga Reali i Madridit.
Kolumbiani u rikthye në “Bernabeu” verën e kaluar, por nuk bën pjesë në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm.
Interesim për James kanë shfaqur dy klubet e mëdha të Serie A, Milani dhe Interi. Rosonerët e shohin kolumbianin si një përforcim ideal.
James gjithashtu pëlqehet shumë nga Conte dhe në merkato do të kemi “Derby dell Madonnina” për shërbimet e tij.
Meidat spanjolle raportojnë se Reali është i gatshëm ta shesë kolumbianin për 30 milionë euro, shifër aspak problematike për gjigantët kuqezi.