Presidenti i Turqisë Taip Erdogan, nuk ka kundër vetëm botën e krishterë për vendimin e tij të bujshëm për të kthyer Shën Sofinë në një xhami. Së fundmi edhe Myftiu i Madh i Egjiptit, Shawqi Allam, e ka cilësuar konvertimin e Shën Sofisë nga muze në xhami si një veprim të papranueshme për Islamin.
“Ne si myslimanë urdhërohemi të ruajmë kishat. Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi Të, udhëzonte gjithnjë në luftë që të mos shkatërroheshin tempujt dhe të mos vriteshin murgjit. Në historinë e Egjiptit asnjë kishë nuk është kthyer në xhami, apo anasjelltas” ka deklaruar ai në një intervistë për televizionin Sada al-Balad.
Vendimi i Erdoganit për kthimin në xhami të Shën Sofisë është kritikuar gjerësisht nga shumica e botës, por ky i fundit ka vazhduar me planin e tij, madje së fundmi ka provokuar duke vizituar kishën e famshme. Shën Sofia, e ndërtuar në shekullin VI e.s nga Justiniani, u kthye në xhami nga Mehmet Fatihu (Pushtuesi), për t’u shndërruar në muze nga Kemal Ataturk në vitin 1935.