El Chapo drejt lirisë pas arrestit të bujshëm? Lordi i drogës bën gati…

0

Një vit më parë, lordi i drogës, Joaquin Guzman Loera u dënua me burgim të përjetshëm, por duket se tashmë El Chapo po pret të fitojë lirinë. Meksikani po i kalon ditët në një qeli me sipërfaqe 6 metra katrorë në Burgun e Sigurisë së Lartë “Supermax” në Kolorado.

Por avokatja e tij tha për CNN se Guzman po pret të marrë lirinë. “Zoti Guzman mbetet i përqendruar te apeli dhe të gjithë po punojmë rreth këtij synimi”, tha Mariel Colon, avokate e Guzman.

Ajo dhe pjesa tjetër e skuadrës ligjore të El Chapo-s, po bëjnë gati dokumentet për të apeluar vendimin brenda afatit që është 21 gushti. Por Agjenti Special i DEA-s, i cili ishte në krye të operacionit që solli arrestimin e El Chapo-s, Ray Donovan, tha se mundësitë që ai të fitojë lirinë janë të pakta.

“Duhet të kuptoni se ka një mal me prova kundër El Chapo-s”, tha Donovan për CNN. “Dhe ka aq shumë prova për të gjithë Kartelin e Sinaloas, saqë unë nuk mendoj që ka mundësi as për apelim”.

Për shkak të pandemisë, kufizimet në burg për El Chapo-n janë shtuar. Deri para shpërthimit të Covid-19, ai mund të takonte fizikisht vetëm avokatët dhe dy vajzat e vogla binjake. “Tani ndihet edhe më i vetmuar”, tha Colon. “Ia kanë anuluar plotësisht vizitat. Ai kishte vetëm tre orë liri në javë për të shëtitur ose për t’u stërvitur në oborrin e burgut, por edhe atë ia kanë hequr, për të kufizuar kontaktet me rojet”.

Artikulli i mëparshëmMurrizi tallet keq me komitetin e ekspertëve: Nuk i besoj më shumë Pëllumbit se NASA-s
Artikulli i radhësDetajet/ Si e shmangu Angela Merkel lùftën Turqi-Greqi, telefonata me Erdoganin që ndryshoi gjithçka