Goleadë në ‘Anfield’, Liverpooli spektakolar mposht Chelsean

0

Në “Anfield Road” u zhvillua një ndeshje e jashtëzakonshme.

Liverpooli fitoi me rezultatin 5-3 ndaj Chelseas në ndeshjen e vlefshme për javën e parafundit në Premier League.

“The Reds” zhvilluar një pjesë të parë fantastike ku pas 43 minutash patën një avantazh 3-0.

Naby Keita me një goditje të fortë e të saktë, kaloi në avantazh 1-0 Liverpoolin në minutën e 23’. Një gol të bukur realizoi edhe Alexander Arnold, nga goditja e dënimit në minutën e 38’, ndërsa Georginio Wijnaldum, në minutën e 43’, shënoi për 3-0.

Shpresat për Chelsean u rikthyen në minutat shtesë të pjesës së parë, me golin e realizuar nga sulmuesi Oliver Giroud.

Ndeshje akoma edhe më e bukur u zhvillua gjatë pjesës së dytë ku fillimisht Liverpool gjeti rrjetën përmes Roberto Firmino, për 4-1.

Chelsea vendosi në presion skuadrën e Jurgen Kloppit, kur shënoi dy herë nëpërmjet Tommy Abraham dhe Cristian Pulisic.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes (5-3), e vendosi Alex Oxlade-Chamberlain, në minutën e 84’.

Me këtë fitore, Liverpool numëron 96 pikë, ndërsa Chelsea me 63 pikë, renditet në vendin e katërt.

Artikulli i mëparshëmSarri: Nuk kemi fituar ende titullin kampion në Serie A
Artikulli i radhësFutbollisti i njohur rrihet keq dhe i digjet makina në mes të qytetit