Kush është ‘spiuni’ iranian me pasaportë italiane i shpallur ‘non grata’

0

Perimetri ‘Tiranë- Durrës’ është kthyer në një arenë interesante spiunazhi sa i takon veprimtarisë së agjentëve iranianë që dyshohet se ushtrojnë veprimtarinë e tyre në dëm të kampit të muxhahedinëve në Manzë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj firmosi urdhrin e radhës së dëbimit për një të dyshuar si agjent dhe bashkëpunëtor të ministrisë së inteligjencës iraniane.

Sipas TCH, Danial Kassrae, 29 vjeç me shtetësi italiane e kombësi iraniane u shpall i padëshiruar për 15 vitet e ardhshme nga Ministria e Brendshme pas një raporti voluminoz të anti-terrorit që hedh dyshime për veprimtarinë e këtij shtetasi në Shqipëri të konsideruara si të rrezikshme për sigurinë dhe rendin kushtetues.

Danial Kassrae i dyshuar si agjent i MOIS shfaqet shpesh duke vizituar kampin e Manzës e duke tentuar të rekrutoje ish-anëtarë të MEK për qëllime mbi të cilat nuk hidhët dritë për shkaqe sekreti.

Vetëm për këtë vit ky është operacioni i katërt që dëbon shtetas iranian të dyshuar që mbajnë koperturën për veprimtari të ndryshme, por ndërkohë dyshohet se janë agjentë të MOIS.

Aksioni më i rëndësishëm është ai i janarit 2020 kur pas hetimit të anti-terrorit u dëbuan dy diplomatë më kryesori atashe kulturor por që rezultoi se në të vërtetë ishte agjent sekret i shërbimit iranian me veprimtari vëzhgimin por edhe plane të tjera të errëta ndaj kampit të muxhahedinëve të vendosur në Manzë.

Image
Artikulli i mëparshëmKërkuesja shkencore: ‘Në dimër vala e Covid më e rëndë se e para’
Artikulli i radhësBallo me maska