Kuvendi ka miratuar me 97 vota pro, marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar.
Votimi sapo ka përfunduar në parlament.
Ndërkaq, 6 deputetë kanë votuar kundër, 4 kanë abstenuar dhe 6 të tjerë nuk kanë marrë pjesë në votim.
Pasi mori votat për ‘5 qershorin’, Partia Socialiste sjell në seancë në 30 korrik dhe draftin për ndryshimet kushtetuese si premtim për pakicën parlamentare.
Madje, Rama paralajmëroi dje se ndryshimet kushtetuese do të shkojnë në votim edhe nëse Partia Demokratike nuk është dakord, rezultat ky i tryezës së radhës së Këshillit Politik që u zhvillua mes kryeministrit Rama dhe opozitës parlamentare, ndërsa PD kishte kërkuar shtyrjen e saj.
Opozita e bashkuar deklaroi se ndryshimi i njëanshëm i kushtetues, do të jetë me pasoja të paparashikueshme për vendin.