Ekziston një formulë shkencore që konfirmon përsosjen e parametrave dhe tipareve të fytyrës të së ndjerës Lady Diana.
Fytyra, hunda, vetullat janë disa nga karakteristikat e marra në konsideratë nga Julian De Silva, një kirurg i njohur në Qendrën për Kirurgji Kozmetike & Plastike në Londër, i cili ekzaminoi fytyrat e disa personaliteteve reale përmes formulës së Seksionit të Artë, në të cilit Grekët e lashtë bazuan idealin e tyre të bukurisë.
Sipas ekzaminimit të tij, vetëm ish-gruaja e princit Charles të Anglisë ishte në krye të renditjes, si një portret perfekt i ekzaminuar nga eksperti, duke marrë rezultatin më të lartë (89.05%), pak më të lartë se ajo e Ranias së Jordanisë ( 88.9%).
Sepse fytyra e Lady Dianës është gati perfekte! Fytyrat e princeshave të ekzaminuara ishin të izoluara në disa elementë, në mënyrë që të mund të vinin në pah pikat e forta dhe të dobëta të secilës. Sipas sistemit të kompjuterizuar të hartës së fytyrës, bazuar në parimet e përdorura nga Leonardo Da Vinci në Man Vitritvian, balli dhe vetullat e Lady D ishin pothuajse të përsosura, ndërsa buzët e saj ishin shumë të holla dhe mjekra e saj nuk ishte shumë klasike.
Rania e Jordanisë, nga ana tjetër, dallon për mjekrën e saj klasike dhe buzët e përsosura, por pak problem raportohet detaji i gjerësisë së hundës dhe madhësia e ballit. Vendi i tretë për Grace Kelly-n, me një pozicion gati të përsosur të syve./Burimi “Revista Class”