Turqia po kërkon të zvogëlojë më tej varësinë e saj nga gazi rus, dhe për herë të parë në gati dy dekada, Turqia mund të mos marrë gaz fare nga gjigandi rus i gazit Gazprom për të paktën dy javë.
Sipas Botas, në pronësi të shtetit turk, cituar nga Interfax, gazsjellësi Turkish Stream do të ndalet plotësisht në 27 korrik. Botas është blerësi i të gjithë gazit përmes tubacionit, i cili nisi punën këtë vit në janar.
Gazsjellësi do të qëndrojë I mbyllur për disa javë deri në mes të gushtit për shkak të disa riparimeve në tubacione. Turk Stream u ndal gjithashtu muajin e kaluar për një mirëmbajtjen rutinë të planifikuar.
Një gazsjellës tjetër nga Rusia për në Turqi, BlueStream, gjithashtu u mbyll në maj, dhe megjithëse supozohej se do të qëndronte mbyllur vetëm për disa javë, tubacioni është ende edhe sot jashtë funksionit.
Turqia po merr 70% më pak gaz nga Rusia në krahasim me të njëjtën periudhë një viti më parë, duke e shpënë gjigantin Rus të gazit, pas Azerbajxhanit dhe Iranit si furnitor kryesorë të vendit.
Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, përkatësisht, lançuan zyrtarisht në fillim të janarit tubacionin e gazit natyror TurkStream për të dërguar gazin rus në Turqi dhe tregjet e Evropës juglindore.
Në atë kohë, Gazprom tha se gazsjellësi TurkStream do të përmirësonte sigurinë energjitike në rajon.
Kritikët e politikës energjetike të Rusisë, megjithatë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, shtetet baltike, Poloninë, dhe disa vende të tjera të BE, thonë se është furnizimi me gaz nga ana e Moskës ai që minon sigurinë e energjitike të Evropës.
Bursa për datën 23 Korrik 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 399.00 | + 2.50 |
DIESEL | 377.50 | – 1.75 |
BRENT | 44.14 | + 0.67 |
©aktualitet.al