Policia e Durrësit ka ndaluar 48-vjeçarin A.Q, për kryerje marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për të mbrojtur.
Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e ish-bashkëjetueses.
Ndërkohë janë ndaluar edhe 3 persona të tjerë dhe ka proceduar penalisht një tjetër.
Policia e Durrës kanë ndaluar shtetasit:
K. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Përndjekja”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga DVP Tiranë.
A. Ç., 33 vjeç, banues në Arapaj, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me shtetasen B. Sh., në banesë.
Procedohet penalisht shtetasi S. B., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi në lagjen nr. 17, në orët e vona të natës ka shqetësuar banorët me muzikë të lartë.
Arrestohet në flagrancë shtetasin B. C., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.