“E thithnin me hundë në grup”, rrëfim nga dosja e një hetimi për lokalet e Tiranës: Balerina, kokainë dhe… seks

0

“Kam parë klientë që ngriheshin nga tavolina dhe futeshin në dhomën pranë banakut . Ata thithnin përmes hundës pluhur të bardhë që e kishin prerë në formë vijash në pjata të bardha porcelani.

Në dhomën ku gjendeshin dy krevate kryheshin mardhënie mes kërcimtareve dhe klientëve. Balerinat që quhen V.., R… dhe A… kam dëgjuar që paguheshin 50 euro, por nuk e di nëse lekët i mbanin vetë apo i ndanin me pronarin….’’

Kështu e nis rrëfimin e saj një punonjëse me inicialet F.L që shërbente në një lokal tallava përgjatë autostradës. Ajo u pyet për llogari të një hetimi disa mujor që nisi pas një postblloku rutinë, ku u prangosën dy të rinj të cilët po udhëtonin me shpejtësi të lartë.

Por  teksa policia përpiloi raport shërbimin dhe deklaroi se në makinën tip Benz u gjet edhe një pjatë porcelani me material pluhur të bardhë, hetimi u zgjerua ditë pas dite. Dy të rinjtë pranuan se ishin përdorues të kokainës dhe se dozat at e fundit i kishin blerë për 8 mijë lekë në lokalin tallava “N…”.

Pas një kontrolli  të beftë policia gjeti pronarin duke fjetur në makinë , kurse brenda në lokal gjeti  pjata porcelani me mbetje të bardha të dyshuara si grimca kokaine si dhe kamarierë, banakierë, pastruese e balerina. Këto grimca të bardha më pas u konfirmuan nga laboratori si kokainë e pastër.

Sakaq një tjetër ish- punononjëse që kishte punuar për pak kohë në po atë lokal ku shërbehej kokainë, por dhe ushtrohej prostitucion, hodhi dritë se çfarë ndodhte aty.

Vajza me inicialet A.B lindur dhe rritur në Tiranë pranoi se kishte punuar si kërcimtare dhe se më pas ishte larguar pasi kishte siguruar një punë më të mirë dhe fitimprurëse.

‘’Kam vënë re se shumë klientë futeshin në dhomën me derë të vogël. Aty pinin në pjata. Por kur klienti bëhej gati që të futej aty për të pirë kokainë, pronari më thoshte –jepi një pjatë. Unë merrja një pjatë nga banaku dhe ja jepja klientit” shton dëshmitarja.

“Brenda dhomës gjendeshin dy krevatë, pas dy minutash klienti dilte nga dhoma dhe thërriste njërën nga balerinat, zakonisht ose R.. ose V… Ato sipas kërkesës ose futeshin tek e tek, ose të dyja së bashku”

Dëshmitarja që konsiderohet e rëndësishme për hetimin tregon më tej eksperiencën personale.

“Më ka ndodhur njëherë, kur sapo kisha nisur punë si balerinë. Erdhën klientët dhe pinë lëndë narkotike. Unë u ula së bashku me këta persona të cilët nuk i njoh. Pronari ju solli një pjatë për të pirë kokainë. Ata e hodhën pluhurin e bardhë në pjatë dhe filluan ta thithnin të gjithë nga hundët.

Di të them që klientët mbylleshin së bashku me kërcimtaret në dhomë, por nuk di të them nëse kryenin apo jo marrëdhënie kundrejt pagesës” mbyll dëshminë e saj balerina

Balerina e parë… dhe klientët me armë

Pasi janë përmendur emrat e tyre, grupi i hetimit thirri secilën nga balerinat. Njëra prej tyre mohon të kishte kryer mardhënie.

‘’ I… më tha që vec mënyrës së punës si kërcimtare, klientët kërkojnë dhe marëdhënie, por këtë gjë duhet ta vendosja unë me dëshirën time.

Unë nuk pranova dhe biseda u ndërpre.”

Megjithatë e reja kujton ditët kur punoi në lokal se si ambjenti frekuentohej edhe nga persona të armatosur.

“Në lokal dua të theksoj se vinin klientë që mbanin armë. Shumë prej tyre futeshin tëk dhoma dhe pinin në vija të bardha mbi pjata kokainën. Unë gjithashtu kam qenë prezente kur ata e thithnin me hundë në lokal”

Po ku gjendej droga, pyet oficeri i policisë?

Balerina përgjigjet “disa klientë e sillnin me vete, ndërsa një pjese ua sillnin nga jashtë lokalit. Ishin persona që vinin me makina.

I shikoja përmes xhamave kur sillnin drogën por nuk i njihja.”

Krej të kundërtën deklaron R…. Balerina mohon që të gjitha këto skena që dëshmojnë disa nga punonjësit të ishin të vërteta apo të kishin ndodhur ndonjëherë.

“Nuk kam dijeni që në atë dhomë kryheshin mardhënie, as që në lokal kryheshin veprime të kundraligjshme. As që aty të pihej drogë apo lëndë tjetër narkotike”.

Kur policia e pyeti vajzën se përse gjendeshin krevatet në një dhomë të vecuar që lidhej me banakun me një derë të posacme, balerina përgjigjet:

“Në atë dhomë gjendet krevat, që unë e kam shfrytëzuar për të fjetur gjumë apo për t’u shlodhur. Pasi mbyll punën unë merrem me pastrimin e lokalit dhe jam e lodhur për të shkuar në shtëpi’’

Policia e pyet: A ke konsumuar ndonjëherë drogë në lokal?

Balerina: Kam përdorur vetëm dy herë drogë të llojit kokainë në jetën time. Herën e fundit e piva në shtëpi, isha pushim ngaqë nuk kishte drita. Kam pirë në shtëpi vetëm.

Balerina nuk jep asnjë informacion se ku e gjeti kokainën, ndërkohë që ka shmangur edhe pyetje të tjera pa vlerë për hetimin.

Pronari

I. P. pritet të përfundojë nën akuzë në gjykatë për historinë e kokainës dhe balerinave. Por pavarësisht provave dhe dëshmive, i dyshuari hedh poshtë  provat.

“Nuk kam dijeni se ccfarë keni gjetur në lokal, pasi nuk gjendesha aty, po pushoja në makinën time në parkim”.

Kështu e nis bisedën me oficerët i riu nga Shkodra dhe me banim në kryeqytet.

“Isha në gjumë kur erdhi policia, theksoj që dhomat ku gjenden krevatet i përdorja më herët si magazinë.

Por duke parë orarët e zhvillimit të aktiviteteve vendosa edhe krevatë që të pushoja pasi nuk kisha mundësi të merrja ambjent me qira”, citohet sipas dosjes, pronari Iilokalit

Po balerinat?

“Vajzat që unë i kam punësuar si balerina kanë për detyrë që të kërcejnë në lokal, sepse për këtë i paguaj. Në ato dhoma futet vetëm personeli.

Theksoj se me R… jam i lidhur prej pak kohësh, nuk jam përdorues dhe as kam parë ndonjëherë që aty të konsumohet drogë” pretendon i akuzuari.

Pavarësisht qëndrimit të tij, por edhe të banakierit e kamarierëve që mbështesin alibinë e tallavasë së pastër, prokuroria administroi në fashikull dëshmitë si edhe prova të tjera dhe ngriti akuzë për I. P për veprën e përshtatjes së lokalit për përdorim droge dhe mbajtje e lokalit për prostitucion, që në fakt është një nga metodat më klasike të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet dhe tashmë që ka ardhur sezoni veror edhe në lokalet përgjatë bregdetit.(SI)

Artikulli i mëparshëmMisteri i shkencëtares në arrati: Fshihet në konsullatën kineze në SHBA, kërkohet nga FBI
Artikulli i radhësTENSIONET: Kërkimet për naftë, Greqia vë ushtrinë në gadishmëri kundër Turqisë!