Greqia sërish nën flakë të tërbuara: Mijëra të evakuuar

0

Zjarre të mëha shpërthyen në Greqinë e Jugut të mërkurën, duke kthyer makthin e pak viteve më parë, me tragjedi të mëdha edhe njerëzore.

Flakët po vazhdojnë me tërbim dhe po shkatërrojnë shtëpi dhe hektarë tokë pyjore, ndërkohë që mijëra njerëz janë evakuuar nga gjashtë vendbanime.

Në përpjekje për të kontrolluar zjarrin, 236 zjarrfikës u vendosën në fshatin Kenhrei në afërsi të qytetit të Korintit, së bashku me 54 automjete, gjashtë helikopterë dhe katër avionë. Deri më tani nuk ka raporte për viktima të mundshme.

Ekipet e zjarrit evakuuan banorët e fshatit Athikia, si dhe fëmijë nga një kamp veror aty pranë dhe disa zona të tjera banimi.

Mediat lokale thonë se pesë zjarre të tjera shpërthyen në Greqinë Jugore dhe pjesë të tjera të vendit.

Në korrik 2018, Greqia pësoi një nga zjarret më të këqija në historinë e saj në vendpushimin bregdetar të Mati dhe zona të tjera në lindje të Athinës, duke vrarë 102 njerëz. Më shumë se një mijë shtëpi u shkrumbuan.

Artikulli i mëparshëmSHBA: Pushtimi sovjetik i shteteve baltike në ’40, kriminal!
Artikulli i radhësMisteret e koronavirusit dhe dilemat e shkencës