Messi në Milano për tu takuar me Inter? Stafi i argjentinasit e “deklaron” në Ibiza

0

Sa herë përmendet emri i Lionel Messi, nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për ndonjë rekord apo zë merkato, të gjithë ngrenë antenat. Ndodhi pikërisht kështu edhe në rastin e lajmit për një zbarkim të tij të mundshëm në Milano të të atit e menaxherit të Leos, Jorge, që sipas asaj që qarkulloi ka blerë edhe shtëpi në kryeqendrën lombarde. Fantazia mori formën e një negociate transferimi tek Inter, me të cilët argjentinasi i Barcelonës është përfolur shumë në muajt e fundit.

E pamshamngshme në këtë pikë që të mbërrinte edhe mohimi. Stafi i Messi, në fakt, e ka përcaktuar si “fals” lajmin. Pleshti, mbi të gjitha, është duke shijuar javën e pushimit që Quique Setien i ka lejuar lojtarëve blaugrana para se të nisin përgatitjen për përplasjen në Champions League kundër Napolit në 8 gusht. Numri 10 i katalanasve është në Ibiza me gruan, fëmijët e miqtë Luis Suárez e Pepe Costa, me familjet e tyre respektive.

Artikulli i mëparshëmDafina e ka një reagim EPIK për serbët që thonë ‘Kosova është Serbi’
Artikulli i radhësGuardiola ‘infiltron’ një algjerian për ti marrë Bennacer Milanit