PD paralajmëron: Edhe Byroja Kombëtare e Hetimit po merret nga qeveria, Aida Hajnaj e mbytur në skandale

0
PD paralajmëron: Edhe Byroja Kombëtare e Hetimit po merret nga qeveria, Aida Hajnaj e mbytur në skandale

Partia Demokratike ka paralajmëruar sot se Qeveria po shtie në dorë edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, duke përgatitur të vërë në krye të saj Aida Hajnzan, Zv.drejtoren e Policisë së Shtetit.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, deklaroi se Aida Hajnaj po mbetet e vetme në listë në një kohë që figura e saj është e mbushur me skandale.

“Katër vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi qytetarët po shohin të zhgënjyer se si instituconet e reja kanë rënë një nga një në duart e qeverisë. BKH është institucioni i fundit që po merret në dorë nga qeveria. Është lënë e vetme në listë, Aida Hajna.

Fitueis është i paracaktuar, në mënyrë që qeveria ta përdorë si të dojë. Me të drejtë vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë konsideruar të pajustifikuar.

Aida Hajnaj është e njohur për një nga skandalet më të mëdha të Policisë së Shtetit, duke lënë të lirë trafikantin e drogës Naser Gashin pasi ra në duart e Policisë së Shtetit vitin e kaluar.

Aida Hajnaj ndëshkoi policin që e denocoi rastin dhe ai sot është në azil, kurse ajo pret të vihet në krye të BKH. Aida Hajna është e mbytur në skandale, si kandidate e vetme e BKH dhe citohet edhe në raportet ndërkombëtare,” nënvizoi Paloka.

Artikulli i mëparshëmLajmet për koronavirusin, çfarë të besojmë
Artikulli i radhësHistoria e krimit të organizuar shqiptar nga komunizmi deri sot