Pas raportimeve se një 27-vjeçar nga Kavaja ka ndërruar jetë nga koronavirusi, reagoi Ministria e Shëndetësisë.
“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27-vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.
27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes,” deklaron MSH.