Është zbardhur ngjarja në plazhin e Velipojës, ku gjatë mbrëmjes së djeshme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.
Në Velipojë në afërsi të një lokali ka pasur të shtëna me armë zjarri mes dy grupeve.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe gjate ndjekjes në pyll ka kapur njërin nga autorët sëbashku me mjetin.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Deri tani nuk është verifikuar ndonjë person i plagosur apo të ketë shkuar në spital.