Disa këshilla si të përmirësoni gjumin në këto ditë të nxehta

0

Ekspertët shprehen se është e nevojshme të flini si duhet, pasi përfitimet e gjumit janë të shumta dhe fillojnë nga shëndeti më i mirë i zemrës, reduktimi i stresit, përmirësimi i kujtesës dhe humbja e peshës.

Këshilla për përmirësimin e gjumit:

Ndryshoni dietën

Është e rëndësishme të shmangni ushqimet dhe pijet që përfshijnë kafeinën, por edhe pijet alkoolike. Shmangni konsumimin e çokollatës para gjumit dhe mundohuni që të konsumoni një darkë sa më të lehtë. Mos zgjidhni ushqime pikante ose të rënda, sepse kjo mund t’iu mbajë zgjuar deri vonë.

Bëni ushtrime

Studiuesit e Departamentit të Neurobiologjisë dhe Fiziologjisë së Universitetit Northëestern raportuan që të rriturit që filuan të merreshin me stërvitje katër herë në javë përmirësuan cilësinë e gjumit. Këta persona raportuan më pak simptoma depresive, më shumë gjallëri dhe energji.

Është e rëndësishme të kryeni ushtrime, por ekspertët thonë se duhet të siguroheni që të përfundoni seancën tuaj të stërvitjes disa orë para gjumit.

Shmangni pirjen e duhanit

Një studim i fundit zbuloi se konsumimi i duhanit largon përgjumjen. Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë Universitare thonë se pirja e duhanit aktivizon efektin simulues të nikotinës dhe në këtë mënyrë një person nuk ndihet i përgjumur.

Shmangni telefonin ose televizorin një orë para se të flini

Ekspertët shprehen se drita dhe rrezet e paisjeve stimulojnë trurin, duke e bërë më të vështirë pushimin. Pra, këshillohet nga ekspertët që paisjet duhet të jenë larg jush një orë para gjumit, për një gjumë të shpejtë dhe të qetë.

Artikulli i mëparshëmKoronavirusi/ Obezët janë 3 herë më të rrezikuar nga vdekja
Artikulli i radhësStudimi anglez: ‘Edhe nëse fitoni imunitet ndaj Koronavirusit, ai mund të kthehet pas’