I papërmbajtshmi me 168 km/h para hundës së policëve, ndjekje ‘Hollivudi’ në aksin Tiranë-Durrës

0

Policia Rrugore është vënë në ndjekje mbrëmjën e së premtes, në autostradën Tiranë – Durrës, ndaj një  të papërmbajtshmi në llojin e tij: Një burrë 32 vjeç qarkullonte me shpejtësi 168 km në orë përpara hundës së Policisë.

Ai, jo vetëm që nuk i ndaloi thirrjes së efektivëve, por e shtoi shpejtësinë, aq sa ata u detyruan të vihen në ndjekje të tij duke rrezikuar edhe shoferët e tjerë që qarkullonin në atë aks.

Pasi u detyrua nga policia të ndalonte, u zbulua se 32-vjeçari kishte një arkivë gjobash të papaguara: 6 të tilla të kohëve të fundit.

Kësisoj, ai u bë një ndër ata të15-të që iu hoqën patentat mbrëmjen e e djeshme për shpejtësi nga 141km/h deri në 168 km/h dhe që morën edhe 21 gjoba për manovra të rrezikshme në rrugë.

Si çdo fundjavë, Policia Rrugore kishte dalë me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë është monitoruar trafiku rrugor në të dyja kahet e lëvizjes në hyrje dhe dalje të Tiranës si çdo fundjavë.

Mirëpo, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë , duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar pa menduar për rrezikun për jetën e tyre si pasojë e fluturimit në rrugë.

Policia Rrugore bëri thirrje në rrjetet sociale pas këtij rasti: “Kujdes.

Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim, respekto normat e sjelljes në rrugë, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, binduni urdhrit të Policisë Rrugore për ndalim, pasi patrulla tjetër të pret më tej.

Denonco dhe në Komisariatin Digjital, apo në numrin 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.”

Artikulli i mëparshëmNumri i të burgosurve në Evropë për terrorizëm kap nivelin më të lartë në 20 vjet
Artikulli i radhësElitat e korruptuara të Ballkanit: Serbi, Kroaci, Maqedoni – mosbesim ndaj demokracisë, Shqipëri e Kosovë – përherë në krizë