Personat që janë mbipeshë janë tre herë më të rrezikuar për të vdekur nga koronavirusi sesa ata që janë në peshë normale. Kështu bëri të ditur një raport i Shëndetit Publik në Angli.
Sipas Daily Mail, personat që janë mbipeshë, ose që kanë një indeks trupor BMI mbi 25, kanë shtatë herë më shumë rrezik që të vendosen në ventilim kur preken nga Covid-19.
Raporti thekson megjithatë se pesha e tepërt nuk shton shanset për t’u prekur nga infeksioni.
Megjithatë shëndeti i tepërt të rrezikon kur infektohesh nga koronavirusi i ri.
Ekspertët e raportit thonë se çdo kilogram i humbur e redukton rrezikun e njerëzve për t’u shtruar në spital me koronavirus.
Raporti vjen pasi kryeministri britanik, Boris Johnson sugjeroi se qytetarët duhet të humbasin në peshë gjatë verës, që të përgatiten për valën e dytë të mundshme të koronavirusit në dimër.
Por të dhënat sugjerojnë se publiku ka ngrënë më shumë dhe ka bërë më pak ushtrime fizike gjatë izolimit.