Gjate predikimit per namazin e xhumase ne katedralen Shën Sofia, qe pushteti turk e shnderroi arbitrarisht ne xhami, kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Ali Erbas, u paraqit para besimtareve me nje shpate ne dore, te cilen e konsideron “simbol te pushtimit”.
Diyanet eshte bashkendertuese e xhamise se sapofilluar ne Prishtine.
Erbas tha se sot po plotësohej amanenti i Sulltan Fatihut, i cili e dhuroi atë si vakëf.
“Sulltan Mehmet Fatihu, këtë faltore, që ishte shumë e dashur për të, e regjistroi në vakëf për të qenë xhami deri në Ditën e Kijametit, dhe ua la amanet besimtarëve.
Sipas besimit tonë, prona e vakëfit është e paprekshme”, tha i pari muslimanëve turq nga mimberi i xhamisë, e cila qe e tillë në 5 shekuj.
Sipas tij, Shën Sofia “është një nga objektet më të rëndësishme të diturisë, urtësisë dhe adhurimit në historinë njerëzore, me një jetëgjatësi prej më shumë se 15 shekujsh”.
“Andaj nga ajo ditë e deri më sot, Ajasofja është vatra e shenjtë jo vetëm e vendit tonë, por e gjithë umetit të Muhamedit”, u shpreh Erbas.
Ai nënvizoi se Shën Sofia “është vendi ku botës sërish iu shfaq mëshira e madhe e Islamit, pasi pas çlirimit të Stambollit, Sulltan Mehmet Fatihu u tha të mos frikohen banorëve që ishin strehuar brenda saj dhe shqetësoheshin per fatin e tyre”.
“Nga ky çast, mos u frikoni për lirinë dhe jetën tuaj. Askujt nuk do t’i plaçkitet prona, askush nuk do të persekutohet, askush nuk do të ndëshkohet për shkak të fesë së tij. Për këtë arsye, Hagia Sophia është bërë vendi i respektit ndaj besimeve dhe përvojës së bashkëjetesës”, theksoi Erbash.