‘Një kryebashkiak rrezikon të përhapë koronavirusin në mitingun e Rilindjes në Lurë’

0
2

Një denoncim është bërë publik nga banorë të Lurës sot, të thirrur në një miting që do të mbahet nesër nga dy ministra të qeverisë dhe disa kryebashkiakë. Banorët kanë shprehur dyshimet e forta se kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda, po e mban të fshehtë faktin se është i infektuar me koronavirus.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka postuar në profilin e tij në Fb, këtë shqetësim të madh të këtyre banorëve dhe ka vërejtur se ky rast i përhapjes së COVID-19 përbën një krim:

“Akuzon narko-kryetarin monist të Mirditës, Ndrec Deda, se përhap COVID-19 në Lurë! – shkruan Berisha. – Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Ai akuzon narko-kryetarin monist të Mirditës se merr pjesë në mbledhje duke qënë vet COVID-19 pozitiv. Krim!”

Mirëmbrëma Doktor.

Po ju shkruaj sepse disa banorë të Lurës kanë shprehur shumë shqetësime për takimin që do të bëhet nesër në orën 10 në qendër të Lurës me prezencë të dy ministrave dhe të kryetarëve të bashkisë dhe të njësive, por sidomos me prezencën e kryetarit të bashkisë Mirditë, z.Ndrec Deda sepse ka të dhëna nga spitali i Rrëshenit që ai ka bërë tamponin dhe ka dalë pozitiv dhe këtë po e mbajnë të fshehtë.

Si mundet të marrë pjesë në një takim të hapur? Të rrezikojë banorët e fshatrave.

Si mundet të tregohet kaq i papërgjegjshëm sa të marrë pjesë së bashku me të prekur të tjerë që janë pjesë e bashkisë Mirditë dhe mbahen të fshehura.

Artikulli i mëparshëmEdhe një biznesmen i njohur në Fier me COVID-19, shtohet dezinfektimi në terren
Artikulli i radhësMe pushime në Borsh, nxirret nga deti në gjendje të rëndë 40-vjeçari, humb jetën rrugës për në spital