Plas bombola e gazit në banesën në Tiranë, dëmtohet në këmbë 80- vjeçari, dërgohet në spital

0
Ambulance

Një bombël e vogël gazi ka plasur në një banesë në rrugën Nikoll Keta në Tiranë. Si pasojë, është dëmtuar në këmbë një i moshuar 80- vjeçar.
I moshuari Z.K, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Nikoll Keta”, në banesën e shtetasit Z.K., 80 vjeç, ka plasur një bombël e vogël gazi, për pasojë është dëmtuar në këmbë shtetasi Z.K, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëm‘Nuk dua t’ia di fare’, u tall me pandeminë, reperja e njohur infektohet me Koronavirus
Artikulli i radhësPishinat në Britaninë e Madhe rihapen me rregulla të rrepta