Të gjithë kundër biznesmenes që fiton miliona nga shëndetësia, por vetë kurohet jashtë vendit!

0

Letra e biznesmenes së njohur Vilma Nushi me titull, “Pse më mallkoni?”, e cila po kurohet nga koronavirusi në një spital modern jashtë vendit, ka ngjallur një stuhi reagimesh në rrjet jo vetëm nga qytetarë të thjeshtë, por edhe nga personazhe publikë.

Ndoshta nuk do të kishte ndodhur kjo, nëse zonja Nushi nuk do të ishte biznesmene, e cila njihet zyrtarisht si sponsore e fushatave të fundit elektorale të PS-së, por veçanërisht për faktin se ajo ka përfituar një prej koncesioneve më të majme, por edhe më të lakuara e denoncuara për një skemë korrupsioni, që qeveria Rama ka dhënë në sistemin e shëndetësisë.  Bëhet fjalë për PPP e ‘Check Up’, nëpërmjet të cilit sipas të dhënave zyrtare rezulton se Edi Rama i ka dhuruar, Vilma Nushit, plot  8,5 milionë euro paradhënie. Kështu një raport i dhjetorit të vitit të kaluar për koncesionet i dalë nga vetë Ministria e Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës kompania e saj është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera.

Tani jemi në kulmin e infeksionit të COVID-19 dhe këto miliona euro do të ishin decizive për sistemin shëndetësor i cili po kalon në kolaps të plotë.

Gazetari i njohur në fushën e ekonomisë, Klodian Tomorri, shkruan se “Sikur 6 milionët eurot që merr Check UP-i çdo vit, të ishin përdorur për testimin e popullatës, ndoshta shumë nga shqiptarët që kanë humbur jetën nga virusi, do të ishin gjallë”.

Gjithashtu në reagimin ndaj letrës së zonjës Nushi e cila nga shumëkush është cilësuar patetike dhe hipokrite, Tomorri, thotë se sikur rrjeti i laboratorëve të Check Up-it, të ishte përdorur për testimin dhe gjurmimin agresiv të virusit, ndoshta Shqipëria mund ta kishte përmbajtur epideminë dhe pronarja e koncesionit nuk do të detyrohej të shkruante letra nga shtrati i spitalit.

Por-vazhdon ai- Check Upi nuk u vu në funksion të pandemisë, sepse po të vihej mund të cenoheshin fitimet e koncesionit. Në vend të kësaj, koncesioni u pezullua me marifet duke u zgjatur automatikisht me të njëjtën periudhe. Kështu fitimet e Check Up-it u garantuan të paprekura për të gjithë jetëgjatësinë e kontratës. Dhe bëhet fjalë për fitime të ngjashme me atë të tregut të kokainës.

Një reagim të ashpër ka bërë në rrjetet sociale edhe `Ish-kryetari i natës` në  bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj, Briken Fejzullai.

“Ty e dashur Vilma, nëse vërtet të mallkon kush sot, të mallkon sepse; edhe pse me një kompani solide ku punësohen qindra shqiptarë, harrove se çdo të thotë të jesh shqiptar e të kesh halle shqiptari. Nëse vërtet të mallkon kush sot, të mallkon; sepse në vendin më standartin më të ulët të mjekësisë në Evropë, përmes tenderave plot hije (për të qenë gentleman, them plot hije), more paratë me të cilat mund të kuroheshin mijëra shqiptarë nëpër spitale të reja dhe i ndave me një bastard si Beqja e me një kryebastard si shefi i tij. E tani që të vjen radha ty të marrësh mjekësinë “falas” të këtij vendi, nuk ke as buonsensin të kurohesh aty ku mbushe (pa pasur nevojë) thasët, por i hipën avionit e nisesh me urgjencë për Turqi; sepse të duket jeta jote, më e rëndësishme se e atyre që i konsideron thjesht numra”, shkruan ai.

Gjithashtu e ashpër është treguar ndaj letrës dhe qasjes hipokrite të biznesmenes Vilma Nushi, edhe gazetarja tjetër e njohur e cila drejton edhe një gazetë dedikuar krejtësisht shëndetësisë, `Shëndet Plus`, Eglantina Bardhi. 

“E dashur Vilma, sërish të uroj shërim të plotë dhe të shpejtë, madje aq të shpejtë sa fluturimi i charterit që të dergoi drejt spitalit me 7 yje. Nuk jam mjeke, por të shkruash një letër aq të gjatë në shtratin e oksigjenit dhe të kesh lexuar më parë lart e poshtë se ca kanë thënë për ty, më bën optimiste se je si kokrra e mollës dhe për këtë nuk kam dyshim. Po te mendoja të kundërtën nuk do të shkruaja fare.
Të jesh në shtratin e oksigjenit mendoj se të vetmit që të vijnë në mendje janë familjarët dhe njerëzit që të duan, mbase edhe “Perandoria”që po lë pas, jo ata që nuk të duan e të mallkojnë. Gjithsesi unë i uroj shëndet dhe jetë çdo njeriu në rruzullin tokësor.
Po fundja pse të ha meraku për mallkime. Thonë se mallkimet te zënë vetëm nëse i je fut njeriu në hak. A i je future njeriu në hak ti Vilma, Iliri, Gerta dhe soji juaj?
Emrin tënd zonjë as se njihja, as se kisha dëgjuar kurrë, e mësova vetëm kur fitove tender plot 120 milion euro me ju bë shqiptareve analizë urine dhe gjaku. Nuk të kisha dëgjuar kurrë edhe pse mbuloja sistemin e shëndetësisë si gazetare. Fundja ti Vilma nuk ishe marrë me shëndetësi, kishe shit duhan, molto, vaj, banane e plot produkte të tjera me të cilën ndërtove “Perandori” ndaj u habita si kalove direkt në analizën e urinës dhe atë të gjakut.
Po ti Vilma nuk e përmend askund PPP e famshme të check up në letrën tënde të gjatë, shkruar nga shtrati me oksigjen. Rastësi të ishte vallë. Por, kjo nuk më shqetësonte, por kur pashë që taksat e mia po shkonin për rrush e kumbulla kjo më shqetësoi ca. Që thua ti Vilma p.sh në Arras një fshat të Dibrës nuk ka laborator, as mjek as sistem dhe deri kur vinte urina në Tiranë ishte bërë farmak e gjaku ujë. Si Arrasi edhe qindra zona të tjera që ti zonjë pretendon se bën check up dhe po nxirrje sistemin e shëndetësisë nga bataku që e kishin lënë të gjitha qeveritë.
Por, në fund të fundit unë skam asgjë me ty, ti bën biznes zonjë po ti dhanë pse mos ti marrësh edhe pse e dimë që i ke kthyer një pjesë mbrapsht, por prapë të kanë mbet plot.
Sa për zili nuk mendoj se je për t`u pasur. Zili është kur njerëzit te duan, jo të të shajnë e mallkojnë. Zili eshte te jetosh ne paqe dhe qetësi.
Nashi shërim të shpejtë o Vilma, por nuk ma the e ke bërë ndonjë herë analizë urine në check up 120 milionë urosh se merak e kam me e dit.
Puç, puç o Vilma dhe pushime të mbara nga spitali me 7 yje”, 
shkruan plot nerv dhe sarkazëm ajo.

Edhe më i egër në reagimin e tij ka qenë drejtuesi i medias online “Hashtag Albania”, Habion Hasani.

“Aman mi Vilma kur robi vjedh dhe nuk e hap gojën i jep vetes një shanc ta respektojnë si hajdute e matur.
Po kshu siç bën ti moj shpirti vogël, do na detyrosh të të themi hallall ça ke vjedhur, vetëm mos na shkruaj më hartime se na lodhe…”, 
shkruan ai.

Kanë kaluar vetëm 24 orë nga publikimi i letrës së biznesmenes e cila merr fitime të mëdha nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për të “rregulluar” shëndetësinë në Shqipëri, (por që vetë i hipën avionit privat dhe shkon e kurohet jashtë vendit) dhe reagimet dhe komentet negative duke se nuk kanë të ndalur.

E vërteta është se thelbi i shumicës së këtij mllefi nuk ka të bëjë me Vilma Nushin si biznesmene dhe njeri, por me mënyrën se si funksionon Rilindja në bashkëpunim me një grusht njerëzish, për të shpërdoruar dhe grabitur paratë e taksapaguesve shqiptarë./syri.al

Artikulli i mëparshëmJa sa e thjeshtë do jetë fleta e votimit me koalicione dhe lista të hapura
Artikulli i radhës‘Për të mposhtur koronavirusin duhet të vaksinohemi çdo vit’