Ata e kanë quajtur plazhin e provimeve.
Mijëra të rinj afgan të ulur në tokë në plazh me veshjen e tyre tradicionale ndërsa marrin testet për hyrjen në universitet janë kthyer në burim frymëzimi në këtë kohë pandemie që po jetojmë.
Për shkak të emergjencës së Covid-19 provimet nuk mbahen në klasa por në mjedise të hapura.
Imazhet e postuara nga ‘Afganistan Beatiful’ po bëjnë xhiro në rrjete sociale.
Shumë nga vajzat mbajnë në prehër dhe fëmijët e tyre dhe shihen të angazhuara më testet dhe të vendosura për të hyrë në universitet.
Këtë vit 210.000 sutdentë priten të hyjnë në universitet dhe ata nuk janë ndalur nga asgjë për të marrë provimin.
Pandemia, frika e infektimit, varfëria dhe të qënit gra nuk i ndaluan ata, dëshira për të studiuar triumfon mbi gjithçka.
Këto imazhe janë kthyer në simbolin e shpërblimit.