“Testime të detyrueshme për udhëtarët”/ Franca publikon ‘listen e kuqe’ me 16 vende

0

Kryeministri francez Jean Castex njoftoi se depistimi (screening test-hetimi i popullatës) do të jetë i detyrueshëm për udhëtarët që vijnë nga 16 vende në rrezik, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Këtë të premte pasdite, Jean Castex njoftoi një shtrëngim të kushteve të hyrjes në territor, gjatë një udhëtimi në aeroportin Roissy.

Të përqendruar në përhapjen e epidemisë së koronavirusit në të gjithë botën, këto vendime u morën gjatë Këshillit të Mbrojtjes, e cila bën thirrje për kontrolle më të forta kufitare.

Kryeministri Castex njoftoi një kontroll të gjerë pas mbërritjes në aeroportet franceze nga 1 gushti.

Sipas vendimit, 16 shtete “ku qarkullimi viral është veçanërisht i fortë” do të klasifikohen në “listën e kuqe”.

Për shtetasit francezë që banojnë në këto vende ose banorët e këtyre vendeve që kanë një vendbanim kryesor në Francë, ‘screening test’ do të jetë i detyrueshëm.

“Ne e dimë se në një numër të këtyre vendeve, nuk ka një strategji shqyrtimi dhe se qasja në teste është e vështirë, si rezultat i së cilës ne kemi vendosur të përgjithësojmë testet pas mbërritjes”, – shtoi ai, duke specifikuar se rastet pozitive do të vendosen në karantinë. E njëjta masë do të merret në porte.

Këto 16 shtete janë: Shtetet e Bashkuara; Izraeli; Algjeria; Turqia; Afrika e Jugut; Brazili; Kili; Emiratet e Bashkuara Arabe; India; Meksika; Serbia; Katari; Mali i Zi; Panamaja; Peruja; Kuvajti

Nga ‘lista e kuqe’ mungon Shqipëria.

Kreu i qeverisë franceze gjithashtu u rekomandoi qytetarëve që të mos shkojnë në Katalonjë, Spanjë, “për sa kohë që gjendja shëndetësore nuk përmirësohet”, tha ai.

“Ne jemi në diskutime me autoritetet spanjolle dhe katalanase në mënyrë që ata të sigurojnë që, në drejtimin tjetër, flukset të jenë sa më të kufizuara të jetë e mundur”.

Artikulli i mëparshëmKryetari i parlamentit në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi shtrohet në spitalin Infektiv
Artikulli i radhësKanye dhe Kim Kardashian, drejt divorcit