Del në shitje shtëpia që konsiderohet “Porta e Ferrit” (FOTO)

0

Një shtëpi që konsiderohet si “Porta e Ferrit”, pasi në të ka simbole satanike, ka dalë në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Banesa e vitit 1920 me 4 dhoma gjumi ndodhet në Salem të Oregonit dhe konsiderohet një “investim i zgjuar”, pavarësisht se është e mbushur me shkrime të tmerrshme paralajmëruese.

Fotot e shtëpisë të shpërndara në Twitter janë mjaftueshëm për të trembur çdo blerës të mundshëm. Në një prej tyre shihet simboli i Djallit i pikturuar në murin e bodrumit. Ndërsa në dysheme mund të shihet një gropë ku shkruhet: “Hyr dhe takoje atë”.

Prona është postuar nga “Murray Brown Real Estate” me çmimin 170 000 $. Postimi ka marrë mijëra komente, me njerëzit që janë tërhequr shumë mesa duket nga fakti se shtëpia mund të jetë e pushtuar nga shpirtrat.

“Nuk është keq për rimodelim, por besoj se do të kushtojë shumë largimi i shpirtrave”, shkruan me shaka një person.

Artikulli i mëparshëmMesazhi i Bill Gates për konspiracionistët e Covid-19
Artikulli i radhës“Eksperiment koronavirus” në Gjermani, koncert me 4000 persona për të parë se si përhapet Covid-19