Është bërë virale një video e mjekut të njohur infeksionist Pëllumb Pipero i cili feston me alkool nën shoqërinë e disa miqve në një ambient të mbyllur.
Pas kësaj ka reaguar vetë Pipero i cili thotë se të jesh personazh publik, mesa duket ka kosto.
Ndërkaq, ai sqaron se video është bërë disa muaj më parë por në kushte të tjera, edhe pse me COVID, duke nënkuptuar kështu ndoshta që atëhere nuk ka qenë detyrim mbajtja e maskave.
“Të jesh person publik mesa duket ka një kosto kudo, edhe ne nuk i shmangemi dot. I mirëkuptoj të gjithë! Ndërkohë dua të sqaroj se video i përket një dreke mes miqsh në Velipojë, rreth disa muaj më parë, ne kushte krejt të tjera edhe pse me Covid, me të cilin duhet të mesohemi te bashkëjetojmë pse jo. E ritheksoj, dreka ishte mes miqsh, të cilëve duke i respektuar ju kam besuar jo vetëm fytyrën por edhe jetën”, shkruan Pipero.