Kina dërgon anijen kozmike në Mars

0

Kina ka dërguar anijen e saj kozmike Tianwen-1 në Mars me sukses.

Kjo anije duhet të mbërrijë në planetin e kuq në shkurtin e ardhshëm pas një udhëtimi 7 mujor.

Tianwen-1 nuk ka ekuipazh dhe u nis e vetme falë raketës Long March 5 Y-4 nga qendra hapësinore Wenchang Space Launch Centre në Hainan, China.

Misioni i saj është studimi i kompozimit, llojit të substancave, strukturës gjeologjike dhe mjedisit meterologjik në sipërfaqen marsiane.

Një tjetër detyrë e kësaj anije kozmike është kërkimi për jetë në Mars.

Artikulli i mëparshëmSpanja regjistron rekord të numrit të rasteve me COVID-19/ Kalatonia merr masa drakoriane
Artikulli i radhësANALIZA: Pse në Evropë po rikthehet hija e izolimit