Kros flet për Bejlin, gjermani zbulon sesi refuzoi gjigandët anglezë për Real Madridin

0
bejl

Garet Bejl nuk është aktivizuar thuajse fare nga trajneri i Real Madridit Zidan. Situata nuk është aspask e mirë mes sulmuesit dhe klubit, ku uellsiani në ndeshjet e fundit në kampionat bëri edhe veprime të çuditshme në stol.

Për rastin e Garet Bejl ka folur shoku i tij i ekipit, Toni Kros. “Bejl donte të largohej verën e kaluar dhe klubi tha po, më pas ndërroi mendje. Nuk e di nëse është ende i acaruar me veprimin e klubit, por ai është një subjekt i vështirë. Gjithçka në ekip shkon mirë. Këtyre rasteve nuk i japim rëndësi të madhe”. Më pas gjermani zbuloi edhe sesi ishte pranë Mançester Junajtid por më pas në derë u shfaq Real Madridi. “Mançester Junajtid kishte shfaqur interes për mua para Kupës së Botës dhe marrëveshja ishte shumë pranë.

Më pas agjentët më telefonuan dhe më njoftuan se edhe Real Madridi më kërkonte, dhe kur Real Madridi shfaqet për ty e vendos Mançesterin në plan të dytë”, tha Kros.

Artikulli i mëparshëmLegjenda portugeze tregon lojtarin më të mirë që ka Real Madridi, zbulon dhe pse madrilenët fitojnë pa CR7
Artikulli i radhësNë kërkim të një sulmuesi, klubi i sapo ngjitur në Serinë A shënjestron ish-lojtarin e Liverpulit