Legjenda portugeze tregon lojtarin më të mirë që ka Real Madridi, zbulon dhe pse madrilenët fitojnë pa CR7

0
Figo

Real Madrid fitoi titullin kampion në La Liga, dhe këtë e bëri pa Kristiano Ronaldon. Në lidhje me këtë temë ka folur ish-ylli i madrilenëve, Luis Figo.

Në një intervistë për “AS” portugezi u shpreh: “Kristiano ka qenë shumë i rëndësishëm për Real Madridin dhe Real Madridi për të. Ronaldo është i pazëvendësueshëm, por Reali ka gjetur mekanizma për të fituar edhe pa të”, tha Luis Figo për bashkëkombasin e tij. Më pas Figo foli edhe për Benzemanë që e cilëson lojtarin më të mirë të Real Madridit për momentin. “Benzema është një lojtar i madh dhe këtë e ka treguar këtë vit.

Është lojtari më i mirë për momentin tek Reali. Ka bërë një hap të madh që nga largimi i Ronaldos. Është një përzierje mes numrit 9 dhe 10”, përfundoi legjenda portugeze.

Artikulli i mëparshëmDy lojtarët e Tiranës i surprizojnë të gjithë, shfaqen mes kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike
Artikulli i radhësKros flet për Bejlin, gjermani zbulon sesi refuzoi gjigandët anglezë për Real Madridin